Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dietat, Receta & Këshilla

Shko poshtë

 Dietat, Receta & Këshilla Empty Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 2:51 pm

1.Dietat me mollë

Frazeologjia angleze e përshkruan këtë frut kështu: “Një mollë në ditë, i
thotë mjekut ik”, që do të thotë se efektet e saj janë të shumta dhe
mjaft kurative. Në bazë të një studimi që ka bërë studioja e njohur e
dietave “San Xhorxh” në Londër, vihet re se mes 50 personave të cilët
kanë mbajtur dietë me fruta, ata që kanë përdorur mollën si dietë kanë
mundur të humbasin disa kilogramë brenda dhjetë ditëve, pa dëmtuar
organizmin. Studiuesit tregojnë se në shumicën e rasteve aplikimi i
dietave bëhet shkak për prishjen e regjimit të shëndetit tonë, duke
pasur efekte negative mbi shëndetin. Ndërkohë që me mollën nuk ndodh
kështu. Me të gjitha vlerat ushqyese që ka fruti i mollës, ai arrin që
të mbajë trupin në nivel normal, si dhe duke eliminuar dhjamërat e
tepërta. Flavonoidi, arrin të futë në aksion fibrat e trupit tonë, pa
dëmtuar organizmin, ndërkohë që aksioni do të ndihmohet nga vitamina C, e
cila bën të mundur djegien e të gjitha lëndëve të dëmshme që gjenden në
trup dhe shkaktojnë mbipeshën, siç është kolesteroli dhe disa oksidantë
të tjerë, të cilët bëhen shkak për plakjen e parakohshme. Në 100 gramë
mollë do të gjejmë 40 kalori, 10 gramë sheqerna, potas, ndërkohë që ajo
përmban njëkohësisht vitaminat B dhe C, acidin nitrik dhe acidin malik.
Vitamina B1, e cila gjendet me shumicë te molla, të ndihmon të heqësh
lodhjen, nervozizmim si dhe mungesën e oreksit, ndërsa vitamina B2 i
mbron muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat, ndërsa acidi
nitrik dhe ai malik bëjnë të mundur shkrirjen e ushqimeve të rënda në
stomak, në mënyrë që të mos e lodhin atë, ndërsa vitamina C shërben për
të dezinfektuar të gjithë organizmin dhe veçanërisht aparatin e të
ushqyerit si dhe arrin të djegë të gjitha mikrobet e ndryshme që gjenden
përgjatë saj.

Si ta fillojmë?

Në darkë sugjerohet që të shkojmë për të fjetur duke pirë fillimisht një
gotë me lëng molle. Kujdes nëse lëngu që pini është qind për qind lëng
molle, në mënyrë që edhe dieta të arrihet plotësisht. Ndërkohë që në
mëngjes e nisim ditën sërish me një lëng molle të freskët. Rreth orës
njëmbëdhjetë fillojmë dhe qërojmë një kokërr mollë, pasi ta presim në
feta e vendosim në një pjatë dhe më pas derdhim mbi të pak lëng limoni.
Efekti i kurativ është shumë i madh, ndërkohë që arrin të mbajë në
nivele të pranueshme edhe lëkurën e fytyrës. Gjatë paradites sugjerohet
ngrënia e gjysmës së kokrrës së mollës, ndërkohë që orari tjetër i
fillimit të dietës është ai i pasdites, rreth orës katër ose pesë. Duhet
të kemi parasysh që limiti midis periudhës së parë dhe asaj të dytë, të
mos jetë më shumë se pese orë. Pra nëse kemi ngrënë gjysmën e mollës në
orën 11, gjysmën tjetër duhet ta hamë pas pesë orësh, pra në orën katër
të pasdites. Ndërkohë që në mbrëmje nëse dëshironi, mund të jeni
tolerantë, duke ngrënë një darkë të lehtë, por mos harroni se nëse do të
hamë ushqime gjatë dietës, efektet do t’i shihni me vonesë. Ndërkohë që
mos harroni këshillën që ju kemi dhënë në fillim para se të shkoni për
të fjetur; sërish një gotë me lëng molle, në mënyrë që të kompletoni
dietën e ditës suaj. Nëse vazhdoni kështu për dhjetë ditë, atëherë do të
shihni se do të humbisni pothuajse një kilogram në ditë dhe në rast se
nuk i qëndroni asaj besnik, atëherë sërish do të shihni se do të keni
humbur disa nga kilet tuaja të tepërta. Ndërkohë që brenda dietës së
sugjeruar, ju sugjerojmë që ta kompletoni atë me anë të një maske.
Pasdite për të gjitha ata persona që e shohin se po i shtohen rudhat e
fytyrës, mund të përdorin një maskë, e cila përbëhet nga feta të holla
molle si dhe një gotë qumësht. E mbajmë atë për 45 minuta dhe më pas e
pastrojmë me ujë të ftohtë, në mënyrë që të aroma e mollës të mbetet për
një kohë të gjatë në epidermën e lëkurës, duke shërbyer si një tonik
perfekt i saj.

Mollët që mund të na hyjnë në punë

Mos harroni se në treg gjenden shumë lloje mollësh. Mendoni se 7 mijë
varietete kultivohen në të gjithë botën, të gjitha me aroma, ngjyra dhe
madhësi të ndryshme, që do të thotë se efektet nuk janë njësoj. Ndër më
të zakonshmet dhe që ka më shumë efekt, janë mollët renete, limonelat
dhe të famshmet Granny Smith. E para ka efekt vërtet të madh, nëse do të
përdoret në dietën e sugjeruar. Origjina e mollës si frut, vjen nga
vendet e Azisë Qendrore dhe asaj Perëndimore, i cili kultivohet prej
shekujsh në të gjithë botën. Mollët më të mira për dietën tonë janë ato
me ngjyrë të gjelbër, kjo për faktin se ato përmbajnë shumë sodë dhe
menjëherë sapo hyjnë në organizëm hyjnë në veprim të menjëhershëm me
acidet e tjera të trupit. Kujdes, mos i vendosni mollët në një vend me
frutat ose perimet me gjelle, pasi ajo prodhon një gaz natyral që është
etileni, së bashku me bananet dhe pjeprin, që mund të prishë edhe
ushqimet e tjera që gjenden aty. Mollët janë shumë të pasura me fibra
dhe ndihmojnë për të mbajtur në nivelin bazë kolesterolin si dhe
parandalojnë kancerin. Me anë të një molle në ditë, ne sigurojmë 20 për
qind të fibrave të nevojshme në një ditë, po kaq kalori dhe yndyrna, me
përjashtim të kolesterolit. Në rast se nuk doni t’i hiqni mollës
lëkurën, pastrojeni atë me lëng limoni, portokalli ose ananasi, në
mënyrë që efekti i dietës së sugjeruar të jetë sa më i plotë dhe i
efektshëm.

Efektet e mollës

Në 100 gramë mollë do të gjejmë :
40 kalori
10 gramë sheqerna
Potas
Vitamina B dhe C,
Acidin nitrik dhe acidin malik.

Efektet e mollës-Vitamina B1, largon lodhjen, nervozizmin si dhe mungesën e oreksit
-Vitamina B2, forcon muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat
-Acidi nitrik dhe ai malik shkrijnë ushqimet e rënda në stomak
-Vitamina C, dezinfekton organizmin dhe aparatin e të ushqyerit.
 Dietat, Receta & Këshilla Diet-apple1
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 2:51 pm

Dieta e diteve te ftohta

Dimri është stina gjatë së cilës rritet nevoja për kalori.
Pse?
Sepse i ftohti duhet të luftohet.

Produktet bazë që duhen konsumuar gjatë stinës së dimrit janë ato të pasurat më karotina si karotat, kungujt, domatet, patatet, spinaqi, panxhari, brokoli, rrepat. Duhen zgjedhur fruta të pasura me vitaminë C, si agrumet, dhe me vitaminë E, që ndodhet te gruri, frutat e thata, vajin e ullirit dhe patatet. Ka veprim antioksidues dhe përtëritës.

Bashkë me të ftohtit rritet edhe nevoja e përditshme energjetike, sepse një pjesë e kalorive shërbejnë për të mbajtur trupin në temperaturë optimale. Ja përse arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët janë të këshillueshme, sepse përmbajnë një sasi të madhe acidesh yndyrore të rëndësishme për membranat qelizore, por dhe për një lëkurë të shëndetshme dhe të re.

Mëngjesi
Qumësht i skremuar (150 gramë)

Kafe

1 fetë buke e thekur

Marmelatë ose mjaltë (10 gramë)

Ose

Kos i skremuar (125 gramë)

Fruta të thata (100 gramë)

Çaj ose kafe me një lugë mjaltë

Vakti i ndërmjetëm (ora 11)

Lëng portokalli (150 grami)

Dreka

Zgjidh mes:
Spageti me domate dhe borzilok (80 gramë)

Pasta dhe fasule (40 gramë pastë; 130 gramë fasule të freskëta; 40 gramë fasule të thata)

Sallatë perimesh dimërore në avull:

Lulelakër ose brokoli (100 gramë)

Patate (100 gramë)

Karotë (100 gramë)

Qepë (100 gramë)

Sallatë me:

Kërpudha të prera (100 gramë)

Selino (100 gramë)

Djathë i grirë (100 gramë)

Vaj ulliri (10 gramë)

Lëng limoni

Bukë (50 gramë)

1 filxhan çaj i nxehtë me bimë tretëse

Pasditja

1 filxhan çaj me 3 biskota

Darka

Zgjidh mes pjatave të mëposhtme-Supë:

1 vezë

Djathë furre (10 gramë)

Lëng mishi

Kripë dhe majdanoz i grirë

-Krepa me kërpudha

- Kofsha pule me limon:

- 1 kofshë pule

- lëng limoni

- 2 lugë vaj ulliri

- kripë dhe piper i zi

- Skallop qengji me verë të bardhë:

- mish qengji (100 gramë)

- verë e bardhë

- vaj ulliri (5 gramë)

- kripë dhe piper



Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 2:51 pm

Dieta me sallatë

Kjo dietë do t’ju japë shumë energji, perimet e freskëta dhe frutat përmbajnë në fakt shumë minerale dhe vitamina. Sallata përmban pak kalori, prandaj mund të hani racione më të mëdha. Natyrisht që edhe me këtë dietë është e rëndësishme të pish shumë ujë (edhe kafe e çaj do të ishte shumë mirë, por në doza të kufizuara). Kujtohuni ta përdorni këtë dietë vetëm për periudha të shkurtra kohore.

Mëngjesi

Sallatë frutash

Qëroni gjysëm papaje (frut ekzotik me fara) (200gr)

Pastrojeni nga farat dhe priteni në copa të vogla

Qëroni 100gr kivi dhe priteni në feta

Përziejini frutat dhe shtoni 200 gr manaferra dhe 50ml lëng portokalli

Rreth 150 kalori

Paraditja:

Sallatë me kastraveca

Lani 200 gr tranguj dhe 100 gr rrepa

Pritini në copa dhe përziejini

Shtoni disa gjethe çikore

Aromatizojeni me një lugë të vogël majonezë dhe një lugë të vogël me erëza

Rreth 50 kalori

Dreka:

Sallatë me domate dhe kërpudha
Lani 250 gr domate, një qepë, 100 gr kërpudha, 30 gr sallatë jeshile

Shtoni 30 gr proshutë të pjekur të ndarë në kubikë të vegjël

Aromatizojeni sallatën me një lugë të vogël majonezë dhe me erëza

Rreth 200kalori

Pasditja

Sallatë papaje

Prisni 200 gr papaje në kubikë të vegjël dhe shërbejini mbi një shtresë
gjethesh sallate. Përzieni 50 grkos me pak lëng limoni dhe shtojani
papajës.

Rreth 50 kalori

Darka

Sallatë specash dhe selinoje

Lani një spec të kuq, 100 gr selino dhe 100 gr tranguj. Pritini perimet në feta dhe shtoni 40 gr djathë dhe 50 gr bizele.

Aromatizojeni sallatën me pak majonezë dhe me erëza.

Rreth 200 kalori.
Alberti

Legjendë
Legjendë

Postime Postime: 41743
Gjinia Gjinia: Male
Anëtarësuar Anëtarësuar: 23/11/2009
Mosha Mosha: 27
Hobi Hobi: Tenisi

Shiko profilin e anëtarit
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dietat, Receta & Këshilla Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi