Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Receta te shpejta.

Shko poshtë

 Receta te shpejta. Empty Receta te shpejta.

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 3:21 pm

Role pule, pjatë origjinale italiane

Gatuhet me gaz
Koha e pjekjes: 20 min

Përbërësit për 4 porcione:

4 gjokse pule
kripë e piper
4 feta të holla proshutë krudo
4 feta te holla djathi të shkrirë
4 asparagë të zier
miell
gjalpë
1 lugë vaj
2 lugë lëng pule
6 lugë liker marsala

Përgatitja:

Prisni gjokset e pulës, hapini dhe sheshojini me okllai. Hidhuni sipër kripë e piper dhe shtrijuni sipër një fetë proshutë dhe djathë të shkrirë, në fund asparagët. Rrotullojeni me kujdes, duke fiksuar çdo role me fije kuzhine dhe pastaj mbulojeni me miell. Skuqini me zjarr të lehtë roletë në një tigan me gjalpë për rreth 15 minuta, duke i kthyer herë pas here. Mbas skuqjes hiqni fijen dhe vendosni roletë në një pjatë për t’i mbajtur të ngrohta.

Për salcën: spërkatni tiganin me liker marsala, shtojini lëngun e pulës dhe 10 g gjalpë. Ziejini derisa të valojë dhe lëreni të ziejë kështu për 3-4 minuta, duke e përzier në mënyrë që përbërësit të marrin shijen e lëngut të pulës.
Hidheni salcen siper roleve dhe shoqerojeni me nje kontorne asparagesh.
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi