Këshilla për Femijë

Shko poshtë

Këshilla për Femijë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:49 pm

Keshilla per femije


Foshnja e porsalindur mbrohet nga infeksionet duke krijuar kushte te pershtatshme ne dhomen e tij.

MBROJTJA NGA INFEKSIONET

Foshnja e porsalindur mbrohet nga infeksionet duke krijuar kushte te
pershtatshme ne dhomen e tij. Mikrobet qe sjellin infeksione ai i merr
nga njerezit qe i afrohen dhe i qendrojne prane. Per kete arsye, pervec
prinderve dhe te afermve qe i sherbejne, nuk duhet t'i afrohet askush
tjeter. Jo cdo vizitor duhet te qendroje prane femijes. Gjithashtu edhe
femijet e rritur qe kerkojne te luajne me foshnjen duhet te shmangen.
Kur te afermit e foshnjes jane te semure, duhet te perdorin maska
mbrojtese.


TE QARET E FOSHNJES

I porsalinduri fle i qete diten dhe naten. Ai qendron zgjuar kur ushqehet
dhe nderrohet. I porsalinduri qan kur kerkon te pije, te nderrohet ose
kur e shtrengon apo ngacmon ndonje rrobe e papershtatshme. Gjithashtu
qan kur ka gazra ne zorre dhe kur nuk mbahet rregulli i ushqyerjes. I
porsalinduri qan kur mesohet te lekundet ne shtrat ose ne krahe. Ai qan
edhe kur eshte i semure. Nena e vemendeshme konstaton arsyen.


USHQYERJA E TE PORSALINDURIT

Qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i pershtatshem dhe me i domosdoshem. Ai nuk
mund te zevendesohet plotesisht nga asnje ushqim tjeter. Kulloshtra,
qumeshti i diteve te para ka rendesi te vecante per te porsalindurin.
Rendesi te vecante ka edhe venia e shpejte ne gji e foshnjes. Thithja e
gjirit eshte alternativa me e mire per te bere ardhjen e shpejte te
qumeshtit. Higjena e gjinjve eshte e rendesishme. Nuk duhen lene
papasterti qumeshti.


TE DALURAT JASHTE TE TE PORSALINDURIT

Te dalurat jashte te te porsalindurit gjate diteve te para te jetes quhen
mekonium. Ato ndryshojne nga faza tjeter e jashteqitjes pasi foshnja ka
marre ushqim. Mekoniumi formohet ne zorret e femijes (fetusit) gjete
jetes se tij ne mitren e nenes. ai perbehet nga lende te ndryshme qe ka
gelltitur fetusi si leng amniotik, qeliza e lende te tjera te zorreve e
te temthit.. Mekoniumi ka ngjyre te gjelbert te mbyllur. ai nuk ka ere
dhe nuk permban mikrobe. I porsalinduri e nxjerr kete mase fill pas
lindjes dhe ne 3-5 ditet ne vazhdim. Pas ketyre diteve te dalurat jashte
marrin pamje tjeter dhe kane perberjen e ushqimit qe ai merr. Ne rastin
e ushqyerjes me gji ato jane te buta dhe te ngjashme me te verdhen e
vezes. Nxjerrja e mekoniumit ka rendesi dhe duhet te ndiqet sepse ne
rast se i porsalinduri nuk e nxjerr ka mundesi te kete te bllokuar
vrimen e daljes se zorreve. Ne kete rast i nenshtrohet nderhyrjes
kirurgjikale pasi pasojat jane vdekjeprurese. Ujet e holle del gjate
lindjes ose shpejt pas lindjes. Gjate dites se pare, i porsalinduri lag
1-4 here ne dite. Pas dites se pare 6-10 here ne dite.


TEMPERATURA E TRUPIT TE FOSHNJES

Temperatura e trupit te foshnjes se porsalindur ka prirje te ulet shpejt pas
lindjes dhe arrin 36 grade ose me pak. Pastaj kemi ngritje te lehte te
temperatures dhe arrin deri ne 37 grade ose pak me lart nga dita e dyte
ose e trete. Ne femijet e lindur nen peshe ose premature temperatura e
trupit ka tendenca zbritjeje. Gjate javes se pare te jetes, temperatura e
te porsalindurit nuk ka qndrueshmeri. Duhet bere kujdes ne kete faze
per temperaturen e ambjentit. Ajo duhet te jete normale.


ZMADHIMI I GJENDRAVE TE GJIRIT

Ne disa raste ne foshnjet e porsalindura verehet zmadhim i gjendrave te
gjirit gjate diteve te para te jetes. Ky fenomen ndeshet edhe tek femrat
edhe tek meshkujt. Kjo ndodh per shkak te qarkullimit te hormoneve.
Keto i kalojne foshnjes nga nena. Keto gjendrra mund te nxjerrin edhe
nje leng te ngjashem me qumeshtin. Keto gjendrra ulen vete dhe nuk duhen
shtrydhur sepse demtohen.


VERDHEZA NE MOSHEN E TE PORSALINDURIT

Verdheza ne moshen e te porsalindurit takohet shpesh. Ajo mund te jete e lehte
ose e rende. Disa here ngjyra e verdhe e lekures se te porsalindurit
eshte aq e zbehte sa nuk bie ne sy, here te tjera me e theksuar. Ngjyra e
bardhemes se syrit nuk ndryshon. edhe urina mbetet e paster. Gjendja e
pergjitheshme e femijes mbetet e mire. Verdheza e zakonshme fillon te
duket nga dita e 2-te e deri ne diten e 4-t dhe zhduket vete nga fundi i
javes se pare ose fillimi i javes se dyte te jetes. Verdheza e
zakonshme nuk ka nevoje per mjekim. Femija eshte mire te marre qumesht
gjiri mjaftueshem.


VERDHEZA NE INFEKSIONET

Ne infeksionet e ndryshme te femijes se porsalindur, si ne ato qe perhapen
ne te gjithe organizmin ashtu edhe ne ato qe prekin melcine e zeze,
kemi te bejme me verdhez mjaft te theksuar si ne lekure ashtu edhe ne
bardhemen e syrit. Ne keto raste gjendja eshte e rende.


VERDHEZA NE MUNGESEN E RRUGEVE TE TEMTHIT

Ne raste te rrala femija lind me nje te mete ne rruget e temthit. Keto
jane te mbyllura dhe keshtu temthi nuk ka mundesi te lirohet e te kaloje
nga melcia deri ne zorre. Ne keto raste ngjyra e verdhe behet me
theksuar me kalimin e diteve dhe te javeve. Ujet e holle ka ngjyre te
erret ndersa jashteqitja eshte e zbehte. Kjo lloj verdheze nuk ka
mjekim. Rralle, me ane te nderhyrjes kirurgjikale mund te hapen rruget e
kalimit te temthit.


VERDHEZA NGA SEMUNDJA HEMOLITIKE

Ne gjakun e njerezve gjenden te ashtuquajturat grupe te zakonshme, disa
nengrupe si dhe faktori rezus. Shumica e njerezve e kane faktorin rezus,
prandaj quhen rezus pozitiv. Ata qe nuk e kane quhen rezus negativ. Ne
rast se nje grua rezus negativ mbetet shtatzane, duke qene burri i saj
rezus pozitiv, zakonisht femija eshte rezus pozitiv si i ati. Ne
shtatzanine e pare cdo gje shkon ne rregull. Me perseritjen e
shtatzanise, ose kur nena ka marre transfuzione gjaku rezus pozitiv,
foshnja mund te linde me shenja verdheze dhe anemie. Keto jane te lehta
ose te renda. Ka mundesi qe foshnja ne kete rast te linde i vdekur. Ne
rast semundjeje hemolitike te theksuar, i porsalinduri mund te shpetoje
duke i bere nderrimin e gjakut me transfuzione te perseritura e te
zgjatura me gjak rezus negativ. Ky proces behet menjehere pas lindjes.Qe
te mos shfaqet semundja hemolitike e te porsalindurit nuk duhet te
lejohet qe njerezve e vecanerisht femrave rezus negativ t'u behet gjak
rezus pozitiv. Mjekesia disponon nje lende qe quhet imunoglobuline anti
D. Duke ia injektuar nenave kete lende menjehere pas lindjes pakesohet
mundesia e shfaqjes se semundjes hemolitike ne shtatzanine e ardhshme.


SHKAQET E LINDJES SE FEMIJES ME PESHE TE VOGEL

Femija mund te linde me peshe te vogel nen 2500 gr per shkaqe te ndryshme.
-
Lind nen peshe ne ato raste kur lindja behet pa mbushur nena zgjatjen e
rregullt te shtatzanise, qe eshte cikli 9 muajsh. Nre keto raste themi
qe lindja eshte premature. Keto lindje i hasim ne ato raste kur nena ka
patur crregullime, semundje, goditje ose lodhje te madhe fizike gjate
shtatzanise.
-Ne disa raste ndodh kjo lindje pa shkak te dukshem.
Shumica e femijeve premature lindin ne peshen 2000-2500 gram. Keta
rriten me me lehtesi se ata qe lindin nen 2000 gram dhe vecanerisht nen
1800 gram.
-femija lind ne kohen e duhur por me peshe nen 2500 gram.
Keto lindje i takojne me shpesh rasteve binjake. Ndonjehere kjo ndodh
kur nena ka patur dobesim te forte te organizmit gjate shtatzanise ose
kur te dy prinderit jane te shkurter dhe te imet ne trup.


SI PARAQITEN FEMIJET NEN PESHE

Keta femije paraqesin ndryshime nja njeri-tjetri. Ne ato raste kur pesha e
lindjes eshte afer 2500 gram femija ka ndryshime me te pakta. Ne rastet
kur pesha eshte nen 1800 gram femija ka ndryshime te medha si nga pamja e
jashtme ashtu dhe nga zhvillimi i organeve. Femijet e lindur me peshe
te vogel zakonisht kane edhe trupin me te shkurter. Koka e tyre duket me
e madhe ne krahasim me trupin.


DISA VECORI TE FEMIJEVE NEN PESHE

Femijet e parakohshem, vecanerisht kur pesha e lindjes eshte nen 1800 gram,
kane force te kufizuar, nuk bertasin me gjalleri, thithin gjirin dobet,
mund te mos jene ne gjendje te gelltisin qumeshtin. Keshtu tretja e
ushqimit behet me veshtiresi. Femijet e parakohshem humbasin nxehtesi
dhe keshtu ftohen shpejt. Ne rast se lihen ne dhome te ftohte dhe te
veshur ne menyre te pamjaftueshme, temperatura e trupit bie ne 35 grado
ose me poshte. Kjo ftohje e organizmit sjell deme. Keta femije kane
qendrese te ulet ndaj mikrobeve dhe infeksioneve dhe gjendja e tyre
rendohet shpejt. Kur pesha e lindjes eshte me afer 2500 grameve, femija
ka mundesi me te medha per te jetuar. Ne rastet kur pesha eshte nen 1800
gram, mundesia per te jetuar eshte me e paket. Kur nenpesha eshte
rrjedhim i semundjeve te nenes gjate shtatzanise, si verdheza, semundje
te zemres apo te veshkave, mundesite e foshnjes per te jetuar jane te
pakta. Kur femija lind nenpeshe dhe nena nuk ka kaluar semundje gjate
shtazanise, mundesia per te jetuar eshte me e madhe. Kjo ndodh edhe kur
kemi lindje binjakesh.

.
KUJDESI PER FEMIJET E PARAKOHSHEM

-Mbajtja e temperatures se trupit ne shifrat normale.
-Ushqyerja e kujdesshme sipas mundesive dhe nevojave te
femijes.
-Ruajtja nga semundjet dhe infeksionet.
Duhet patur parasysh qe temperatura e femijes nen peshe duhet ruajtur ne limitin 36-37 grade.
Temperatura
e ambjentit ku qendron femija duhet ruajtur ne 23-25 grade. Ne stinet e
nxehta jo me shume se 27 grade. Dhoma e femijes duhet te kete
lageshtire te mjaftueshme. Ajri i nxehte dhe i thate eshte i demshem.
Edhe ajri i mbyllur eshte shume i demshem. Ajri i dhomes ku rri femija
duhet te nderrohet vazhdimisht. Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta
shtrengojne femijen. Ne rast se temperatura e dhomes eshte e
pamjaftueshme per femijen e lindur nen peshe, duhet te marrim masa per
ngrohjen e saj.


USHQYERJA E FEMIJES

Prinderit duhet te zoterojne njohuri te sakta mbi kete problem. Ata duhet te dine
lendet kryesore qe permbajne ushqimet. Nese ushqimit i mungojen keto
lende atehere ai eshte i pamjaftueshem per femijen. Ushqimi kryesor
eshte gjiri. Ne rast se mungon gjate gjashte muajve te pare te jetes
duhet zevendesuar me qumesht lope te perpunuar e te plotesuar. Lendet e
domosdoshme qe duhet te permbajne ushqimet jane; Proteinat, yndyrnat,
karbohidratet ose sheqernat, kriprat minerale, vitaminat, uji.


PROTEINAT
Jane lende te rendesishme e te domosdoshme ushqyese per zhvillimin e
organizmit, ndertimin dhe riperteritjen e indeve, per formimin e
fermenteve dhe hormoneve. Proteinat sherbejne edhe si burim energjie.
nje gram proteine jep rreth 4 kalori. Proteinat perbehen nga aminoacide
te ndryshme. Ato kane prejardhje bimore dhe shtazore. Proteinat me
prejardhje shtazore gjenden ne mish, peshk, djathe, qumesht, veze,
gjize, tru, melci. Proteinat me prejardhje bimore gjenden ne dritherat,
ne miellin e dritherave, ne buke, ne oriz, ne bizele, ne thjerza.
Ushqimi i femijes duhet te permbaje me teper proteina shtazore se sa
bimore. Sasia e priteinave qe kerkon organizmi i femijes per cdo
kilogram peshe, ne perpjestim me peshen eshte me e madhe se ajo qe
kerkon organizmi i te rriturit. Organizmit te te rriturit i mjafton 1
gram proteine per cdo kilogram peshe, ndersa Femija i vogel ka nevoje
per 2.5 deri ne 3 gram proteina per cdo kilogram peshe.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:50 pm

12. Eshtë i mbushur me njolla në lëkurë.
Shfaqja e njollave në lëkurë
është, shpeshherë, shenjë e një sëmundjeje infektive. Në qoftë se
njollat janë pak a shumë të mëdha, me ngjyrë që shkon nga trëndafili në
të kuqe të errët, tenttojnë të bashkohen dhe fëmija i ka sytë e skuqur,
kemi të bëjmë me fruth. Nëse janë shumë pika të dallueshme, të ndara
midis tyre, dhe kur gjuha është skuqur shumë, bërë si manaferrë, duhet
trajtuar si skarlatinë; ndërsa, kur kanë pamje fshikëzash (qeskash) të
vogla, mund të jetë variçela. Por njollat mund të jenë edhe shenjë e një
dermatiti. Në këtë rast lëkura është e skuqur, e thatë dhe si e
zhveshur. Në fund, njollat mund të trajtohen edhe si urtikarie: duken të
fryra, me ngjyrë bardhoshe ose trëndafili, rrethuar me një brerore të
kuqe.
Çfarë duhet bërë? Shkoni vizitoni shpejt fëmijën te pediatri.
Por, paraprakisht, izoloni fëmijën në një dhomë më vete ose kujdesuni të
mos ketë kontakt me fëmijët e tjerë. Për ta mbrojtur fëmijën nga
fruthi, kujdesuni t’i bëni një vaksinë në konsultore. Te ne është
arritur që të vaksinohen kundër fruthit mbi 97% e fëmijëve.
13. Ka gjëndrat të zmadhuara.
Kur
gjëndrat limfatike zmadhohen e bëhen të dukshme, do të thotë që kemi të
bëjmë me një infeksion në zhviilim. Linfonodulet (gjëndrat) janë
“kazermat” nga të cilat nisen antikorpet (ose trupat mbrojtës) për të
goditur mikrobet që kanë infektuar organizmin. Gjëndrat në anë të qafës
dhe prapa veshëve fryhen në raste të një infeksioni të rrugëve të
sipërme të frymëmanjes. Gjëndrat inguinale (ato midis kofshëve e në
bark), përkundrazi, zmadhohen më rrallë dhe tregojnë një infeksion të
rrugëve urinare ose të organeve gjinore.
Çfarë duhet bërë? Nuk duhet
të shqetësohemi. Në rastet e infeksioneve, rritja (zmadhimi) i gjëndrave
është një reaksion absolutisht normal. Nëse fryrja e gjëndrave nuk ulet
edhe pas shërimit të fëmijës ose paraqitet pa shenja të tjera, është
mirë të lajmëroni pediatrin.
14. Sëmuret lehtësisht.
Dhembje fyti,
ftohje e kollë fëmija ka shumë shpesh. Infeksionet e rrugëve të
frymëmarrjes janë sëmundjet më të zakonshme ndër fëmijët. Këto janë
shkaku më i shpeshtë që ju drejton te pediatri.
Çfarë duhet bërë? Mos
mendoni që fëmija juaj është më i dobët (shëndetlig) se të tjerët. Të
sëmuresh, që do të thotë të bësh njohjen me viruse e baktere, është e
vetmja mënyrë që ka fëmija për të krijuar pak e nga pak mbrojtjen
vetjake (imunitetin). Natyrisht, sa më i vogël është fëmija, aq më pak
antikorpe (trupa mbrojtës) ka, ndaj preket më lehtë nga një kollë ose
një ftohje. Për këtë arsye pediatrët konsiderojnë normal jo fëmijën që
nuk është sëmurë asnjëherë, por atë që nuk tejkalon një numër të caktuar
të sëmundjeve dhe konkretisht:
• 6 infeksione të frymëmarrjes nga 0-1 vjeç
• 5 ose 6 infeksione të frymëmarrjes nga 1-2 vjeç
• 4 ose 5 infeksione të frymëmanjes nga 3-4 vjeç
• 3 ose 4 infeksione të frymëmarrjes nga 5-10 yjeç.
15. Vjell shpesh.
Ka
fëmijë që vjellin me lehtësi të madhe. Ndonjëherë mjafton një goditje
te ftohti, një shëtitje me makinë ose një emocion i fortë, për ta vënë
stomakun e të voglit në gatishmëri për vjellje.
Te fëmijët latantë shkak për vjellje është edhe pirja e qumështit me shumë rrëmbim, pasi bashkë me atë thithin edhe ajër.
Çfarë
duhet bërë? Fëmijën latant ngrijeni mbi shpatullat tuaja dhe goditeni
disa herë në kurriz, derisa të gromësijë, që të nxjerrë ajrin që ka
gëlltitur me qumështin.
Nëse pas 24 orësh femija ha normalisht, mos u
alarmoni. Ndërsa, kur vjelljet përsëriten herë pas here pas pak orësh,
drejtohuni te mjeku: mund të trajtohet si apendicit, si një mospranim i
llojit të ushqimit; mund të ketë edhe një ngushtim në hyrje të stomakut e
ka nevojë për radioskopi.
16. Ka gjithnjë kollë.
Disa fëmijë kanë
kollë për javë ose muaj të tërë, pa qenë të sëmurë. Për këta është
krijuar një term mjekësor, quhen “fëmijë kataralë”. Nga këta, sipas
moshave e në raport me fëmijët e tjerë gjenden:
• një fëmijë ndër 5 të moshës 0-6 vjeç
• një fëmijë ndër 10 të moshës 7-12 vjeç.
Por
ka edhe raste që kolla të jetë shenjë e një sëmundjeje të rrugëve të
frymëmarrjes, p.sh. një bronkit, një alergji ose pertus (kollë e mirë).
Në këtë të fundit kolla është shumë e fuqishme dhe shfaqet më shumë
natën dhe në mëngjes herët.
Çfarë duhet berë? Mos pini duhan në
dhomën e fëmijës, mbajeni mjedisin jo me ajër të thatë, duke e siguruar
këtë nëpërmjet avujve të një tenxhereje, që do ta vini të vlojë me lule
bliri. Hapni dritaret dhe mos i jepni barna me nismën tuaj. Nëse pas
disa ditësh nuk ka kaluar kolla, thërrisni pediatrin.
Për të
imunizuar (mbrojtur) fëmijën kundër kollës së mirë, vaksinojeni (3 doza)
fëmijën. Për këtë, drejtohuni në konsultore. Me këtë vaksinë, të
bashkuar edhe me atë të difterisë e të tetanosit, janë vaksinuar 96% e
fëmijëve në vendin tonë.
17. Kur lëviz, djersin shumë.
Djersitja është një ndër shqetësimet kryesore të mëmave. Por
djersitja është absolutisht normale, është sistemi me të dlin organizmi mban të pandryshueshme temperaturën e vet.
Çfarë
duhet bërë? Që fëmija të mos sëmuret, ndihmojeni atë të djersijë më
pak, p. sh. duke e lejuar të heqë fanellën e trashë prej leshi, kur bën
shumë lëvizje fizike. Nëse pastaj fanella tjetër laget njëlloj, pa
mbaruar lojërat, ndërrojani atë dhe i vini në kurriz diçka për ta tharë,
si: garzë ose peshqir.
18. Ka këmbët të shtrembra.
Deri në katër-pesë vjeç, shumë fëmijë i kanë këmbët të shtrembra. Nëse defekti është i theksuar, duhet kuptuar shkaku.
Çfarë
duhet bërë? Fëmija të dërgohet për vizitë tek ortopedi. Në disa raste,
mbi të gjitha kur këmbët janë si hark, kemi të bëjmë me mangësi të
vitaminës D. Por gati gjithnjë shkaku duhet kërkuar në një zhvillim
joharmonik të muskujve të gjymtyrëve të poshtme dhe të kurrizit. Kura
mund të kufizohet në fizioterapi. Nga ana tjetër, është mirë të
mënjanohen këpucët e drejta (ortopedike) që mund të krijojnë turbulhme
në kërdokëlK eshtrat anësore të legenit) ose në kurriz.
19. Është pa oreks.
Mjafton që fëmija të mos pranojë dy herë rresht për të ngrënë, që
prindërit të mendojnë shpejt se diçka nuk shkon.
Çfarë
duhet bërë? Për të kuptuar nëse fëmija ha mjaftueshëm, ballafaqoni
peshën dhe lartësinë e trupit të tij me të dhënat e tabelave të
mëposhtme. Këto tabela shërbejnë për të vlerësuar peshën dhe lartësinë e
fëmijës në raport me mesataren e bashkëmoshatarëve. Nëse fëmija është
pak nën peshë, mos i jepni barna për të rritur oreksin dhe mos e
detyroni të hajë nga frika.
Përkundrazi, mendohuni të ndryshoni të
ushqyerit me ushqime që nxitin më shumë oreksin në krahasim me ato që
vendosni zakonisht. Po kështu, përdoren edhe vitamina të ndryshme sipas
këshillave të mjekut.
20. Është shumë i dhjamur.
Përpara se të
bindeni nëse fëmija është i dhjamur, duhet të keni dijeni cila është
pesha e tij ideale. Për ta gjetur, shfrytëzoni tabelat e posaçme.
Ballafaqoni me këto (tabelat) peshën e fëmijës suaj: Nëse pesha e tij
reale është më e madhe se 5% nga ajo ideale, fëmija është mbi peshë,
ndërsa, kur ajo është 20% më e lartë, atëherë fëmija është obez (i
dhjamur).
Çfarë duhet bërë? Nëse fëmija është pak i dhjamur, kufizoni
dhe pakësoni racionin e ushqimit, mënjanoni nga dieta “zemrën”
(ngrënien pasdite) dhe ushqimet që nxitin oreksin. Ndër të tjera,
nxiteni fëmijën për të bërë më shumë veprimtari fizike. Nëse,
përkundrazi, fëmija juaj është obez, për ta dobësuar drejtojuni një
dietologu. Të ndihmosh fëmijën që të humbasë kilogramët e peshës së
tepërt, është e rëndësishme për të mënjanuar rrezikun që, kur të rritet,
të vuajë nga diabeti dhe çrregullimet e zemrës.
21.I ka shputat e këmbëve të sheshta.
Çfarë
duhet bërë? Deri në dy vjeç, është normale që shputat e këmbëve të
fëmijës të duken pak të sheshta, pasi është topolak. Nëse më pas shputat
vazhdojnë të mbeten të sheshta, mos e detyroni fëmijën të veshë këpucë
korrigjuese ose ortopedike, por vëzhgojeni në disa drejtime: nëse i
konsumon këpucët në mënyrë homogjene ( njëlloj në të gjitha krahët),
nëse i deformon më shumë në thembër dhe nëse mbështet peshën e trupit më
tepër në pjesën e brendshme të këmbëve etj. Këto tregojani të gjitha
një mjeku ortoped, nga i cili do të merrni këshillat e nevojshme
22. Ka kurriz.
Për
të kuptuar që një fëmijë ka kurriz, mjafton t’ia vendosësh duart mbi
shpatullat e tij e t’ia përkulësh trupin përpara: nëse bien në sy gungat
ose nëse shtylla kurrizore nuk është e drejtë, fëmija është me kurriz.
Në rast se jo, kemi të bëjmë me qëndrimet kurrizore: fëmija mban
kurrizin e ndrydhur, por kolona vertebrale është në vend.
Çfarë duhet
bërë? Vizitojeni fëmijën te një mjek ortoped. Nëse do të trajtohet si
qëndrim kurrizor, mjaftojnë masazhet dhe një veprimtari sportive e
drejtuar, si: volejboll ose basketboll. Nëse është me kurriz, përpara se
ti vendoset një bust(allçi), provoni me masazhe dhe me riedukim
neuromotorik.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:50 pm

23. Humbet gjak nga hundët.
Epistasi, d.m.th. humbja e gjakut nga
hunda, është i shpeshtë te fëmijët, sidomos te moshat 2 deri në 10 vjeç.
Kjo mund të jetë rrjedhojë e një brishtësie të kapilarëve, e vesit të
futjes së gishtave në vrimat e hundës, e ndonjë goditjeje ose e një
ftohjeje të fortë.
Çfarë duhet bërë? Filhmisht mbajeni fëmijën me
kokë të anuar përpara, bëjeni që të shfryjë hundët për të nxjerrë
koagulat (mpiksjet) e mundshme të gjakut, pastaj futini në vrimat e
hundës një garzë sterile të rumbullakosur, që bllokon hemorragjinë. Kur
nuk keni garzë, mos përdorni pambuk, por shtrëngoni hundën e fëmijës me
gishtin e madh dhe atë tregues për 10 minuta. Nëse pas një çerek ore
gjaku nuk ndalon, shkoni në urgjencë ose në spital.
24. Nuk rritet (nuk hedh shtat).
Duhet
të shqetësoheni dhe t’i bëni analizat vetëm kur trupi i fëmijës shton
(zgjatet) më pak se 4 cm në vit. Por një pamjaftueshmëri e hormonit të
rritjes, që është themelor për zhvillimin e kockave dhe të muskujve,
ndodh shumë rrallë.
Çfarë duhet bërë? Për të kuptuar nëse fëmija
rritet normalisht, shfrytëzoni tabelat që keni më sipër. Dhe përpara se
të alarmoheni, mos harroni që shtatlartësia e fëmijës ka ndikimin e
trashëgimisë, pra varet nga ajo e prindërve. Nëse doni të dini sa i
lartë mund të bëhet fëmija juaj, kur të rritet, provoni të zbatoni këtë
formulë:
Shumën që del nga mbledhja e lartësive (në cm) të mëmës dhe
të babait pjesëtojeni për 2. Nga shifra që del, zbritni 6.25 cm, po të
jetë vajzë, dhe shtoni 6.25 cm, po të jetë djalë, p.sh.:
• Lartësia e mëmës 160 cm
• Lartësia e babait 180 cm
Shuma: 340 cm
• mesatarja e lartësive 340 : 2 = 170cm. Atëherë, lartësia e fëmijës do tëjetë:
• po të jetë vajzë, 163,75 cm (170-6.25);
• po të jetë djalë, 176,25cm ( 170+6.25).
25. Është pickuar nga një insekt.
Çfarë
duhet bërë? Kimikati më i efektshëm për të pakësuar dhembjen, fryrjen
dhe të skuqurit është amonjaku. Përdoreni menjëherë pas pickimit. Veç
këtij, mund të përdorni një pomadë, si p. sh. Fengel,Fargon, Fenistil
ose Polaramin. Dhembja dhe fryrja duhet të pakësohen për pak kohë. Nëse
pas disa orëve nuk shihni ndonjë përmirësim ose, në të kundërt, gjendja
rëndohet dhe fryrja është mjaft e theksuar, lajmëroni pediatrin ose
çojeni fëmijën në urgjencë.
26. Ka prerë gishtin.
Çfarë duhet
bërë? Prerjet dhe plagët gjithnjë duhen të pastrohen me ujë e sapun dhe
të dezinfektohen me kujdes, për të mënjanuar rrezikun e infeksionit. Për
këtë përdoren substanca që nuk djegin, p.sh. Citrosii, ujë të
oksigjenuar dhe garzë sterile. Për të bllokuar rrjedhjen e gjakut, mbani
të shtypur plagën për disa minuta. Nëse prerja është e thellë,
dërgojeni fëmijën në urgjencë, për ta qepur plagën në një ose dy pika.
Kështu lehtësoni mbylljen e plagës dhe mënjanoni formimin e një
cikatriçeje (shenje) të madhe, kur të shërohet.
27. Ka një lyth (mish të huaj) poshtë shputës së këmbës.
Lythat,
që janë të shpeshtë te fëmijët që shkojnë në pishina, palestra,
provokohen (nxiten) nga një virus. Mund të paraqiten si të dala
mishtake, të forta në prekje ose si fijëza të murrme në formë gjembi.
Çfarë
duhet bërë? Kur janë të vogla, mund t’i zhdukni duke përdorur lëngje
specifike kundër lythave, p.sh. ata me bazë të acidit salicilik, që
shiten në farmaci.Por duhet treguar shumë kujdes që të mënjanohen sasi
të tepërta të kimikatit, për të mos djegur lëkurën. Përgjithësisht,
mjafton të vendoset një pikë lëngu, dy ose tri herë në ditë,
drejtpërdrejt mbi lythin, deri në zhdukjen e plotë të tij. Mjekimi më i
shpejtë dhe pa dhembje është lazëri, që zhduk lythat, duke mos prekur
indet që i rrethojnë ata. Ndërhyrja kryhet në mënyrë ambulatore, duke
mos pasur nevojë për anestezi.
28.I është futur një kokrrizë në sy.
Ndodh
shpeshherë që fëmijës t’i futet në sy një insekt i vogël, një kokrrizë
pluhuri ose diçka tjetër. Incidenti, zakonisht, shoqërohet me bollëk
lotësh dhe me dhembje të forta. Ka raste që fëmija nuk lejon as t’ia
mbash palpebrën (qepallën) të hapur.
Çfarë duhet bërë? Pastroni mirë
duart dhe hapni me kujdes syrin. e fëmijës, për të parë ku ndodhet trupi
i huaj. Mundohuni ta hiqni, duke shfrytëzuar këndin e një garze
sterile. Por mos përdorni kurrë një shami ose ndonjë shufër prej
pambuku, pasi mund të shkaktoni infeksione. Pas nxjerrjes së trupit të
huaj, shpëlani syrin me ujë të bollshëm, të freskët, për të pakësuar në
këtë mënyrë acarimin. Mos përdorni as kolir (ilaç i lëngët), as pomadë.
29. Ka pirë shampo.
Helmimi me shampo ose me detergjent është më i shpeshtë ndër fëmijët, pasi këta i tërheq ngjyra dhe forma e shishes.
Çfarë
duhet bërë? Në të gjitha rastet e helmimeve, që në dukje janë pak të
rrezikshme, mos kërkoni që ta bëni fëmijën të vjellë dhe mos i jepni një
gotë me qumësht, pasi mund ta rëndoni gjendjen. Për të mësuar se çfarë
të bëni, i telefononi menjëherë urgjencës, duke mos harruar të merrni me
vete dhe bajtësin (shishen) e substancës që ka pirë fëmija.
30.I është dëmtuar gjuri.
Çfarë
duhet bërë? Mjeti më i mirë për të pakësuar dhembjen dhe fryrjen, është
borsa me akull, që mbahet në pjesën e dëmtuar, të paktën 1 orë.
Përkundrazi, është i padobishëm dhe pa efekt përdorimi i pomadave. Në
rastet e goditjeve të forta në këmbë ose në krah, tregoni kujdes në
sjelljen (qëndrimin) e fëmijës: nëse e mban gjymtyrën krejtësisht pa e
lëvizur, ndoshta mund të ketë një frakturë (thyerje të kockës).Në këtë
rast, dërgoni fëmijën në urgjencë për t’i bërë një radiografi.
31. Është kafshuar nga qeni.
Çfarë
duhet bërë? Pastroni plagën me ujë të rrjedhshëm, dezinfektojeni me ujë
të oksigjenuar ose me ndonjë dezinfektant tjetër dhe pastaj mbulojeni
me një garzë sterile. Verifikoni nëse fëmija është vaksinuar kundër
tetanosit: në rast se jo, është e domosdoshme ta dërgoni në urgjencë për
imunizim (për të bërë vaksinën). Kur kafshimi është bërë nga një qen
rrugaç, dërgojeni fëmijën në spital: mund të jetë e nevojshme të bëhet
një vaksinim kundër tërbimit. Po të jeni të sigurt që qeni nuk ka asnjë
sëmundje, kufizohuni me mbajtjen pastër të plagës e kontrollin e saj, që
të mos infektohet. Kur formohet qelb, plagën duhet ta mjekojë mjeku.
32. Ka zënë morra.
Morri është një parazit i trupit, që prek flokët ose rrobat dhe thith gjakun, duke shkaktuar kruarje të forta.
Çfarë
duhet bërë? Mos u turpëroni, pasi, edhe po ta lash kokën çdo ditë, mund
të zësh morra. Në këtë rast higjiena s’ka të bëjë. Edhe prerja e
flokëve të fëmijëve është e padobishme. Këto fjalë, përshtaten për
familjet ku higjiena është në lartësinë e duhur, ndërsa, në të kundërt,
në familjet ku higjiena është “përtokë”, ato që thamë më sipër duhet të
zbatohen një për një. Për kurën drejtohuni te farmacisti. Në treg ka
tipa të ndryshëm shamposh kundër morrave, me të cilat mund të lani dhe
krehrat. Gjatë trajtimit, ndërroni çdo ditë këllëfët e jastëkëve dhe
veshjet, si: këmishët, fanellat, kapelat d.m.th të gjitha ato sende që
vijnë në kontakt me kokën.
33. Ka goditur kokën.
Goditjet e kokës,
mjaft të zakonshme ndër fëmijët, janë ato që shqetësojnë më tepër
prindërit. Është gjithnjë rreziku, megjithëse jo shumë herë, që këto
(goditjet) të provokojnë një hemorragji cerebrale( rrjedhje gjaku në
tru).
Çfarë duhet bërë? Mbi të gjitha, mos e dramatizoni gjendjen, që
të mos e frikësoni fëmijën. Nëse pas goditjes vazhdon të sillet si
përherë, nuk është e nevojshme ta dërgoni në urgjencë. Por mbajeni nën
kontroll për 24 orë dhe vini në dijeni pediatrin. Kur fëmija është keq:
vjell, ka dremitje dhe thotë që i dhemb koka, çojeni shpejt në spital.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Këshilla për Femijë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi