Këshilla për Dhëmbë
Faqja 1 e 1
Këshilla për Dhëmbë
Përkujdesi i dhëmbëve dhe i gojës
Përkujdesi ndaj dhëmbëve duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i mjaftueshëm, si dhe shkuarja e rregullt te stomatologu është një domosdoshmëri, bile një here në gjashtë muaj.
Të gjithë e dimë se dhëmbët janë pjesë e bukurisë të fytyrës tonë. Larja e dhëmbëve duhet të bëhet pas çdo ngrënieje, e sidomos para se të shkoni në shtrat. Larja duhet të zgjasë 2-3 min.
Brusha më e propozuar është ajo me fije natyrore e fortë dhe më e vogël çka na bën të mundshme lëvizjen në çdo drejtim. Nëse pini duhan dhëmbët do t' i zbardhni, nëse i lani me përzierje të sodës bikarbone dhe lëngut të limonit bile një herë në javë. Ose me një tampon të lagur me oksigjen 3% i fshini dhëmbët, do të fitoni zbardhjen e tyre.
Ka stomatologë që propozojnë për zbardhjen e mirë dhe dhëmbë të shëndoshë të përdoret qumështi pluhur.
Aroma e gojës e këndshme është pasuri e shëndetit të mirë. Në të kundërtën aroma e keqe nga goja të bën nervoz, në shoqëri ta humb disponimin nga frika se do të ndihet nga të tjerët. Kjo do të evitohet me kontrollimin e dhëmbëve të prishur, bajamet e sëmura, sëmundjet e ndryshme të mukozës së dhëmbëve dhe çrregullimet gastrointestinale.

Re: Këshilla për Dhëmbë
Zbardhimi i dhëmbëve i dëmshëm për shëndetin
Dentistët paralajmërojnë se të rinjtë gjithnjë e më shumë po e vënë në rrezik shëndetin e tyre, duke përdorë zbardhimin e dhëmbëve në shtëpi me sodë bikarboni, hi dhe peroksid hidrogjeni.
Dentistët paralajmërojnë se këto metoda mund të shkrijnë smaltin, duke bërë dhëmbët të duken më të hollë se sa ishin, transmetojnë agjencitë.
Soda e shtëpisë është gërryese. Kështu që përdorimi i shpeshtë mund të shkatërrojë plotësisht smaltin dhe të zvogëlojë dhëmbin, duke rritur ndjeshmërinë.
Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i recetave të zbardhimit nga interneti nuk është ide e mirë dhe mund të çojë në shkatërrimin total të dhëmbit.

Si te kemi dhembe te shendoshe ?
Njeriu gjate jetes se tij ka dy gjenerata te dhembeve:
gjeneraten e dhembeve te qumeshtit (denticioni paresor)
gjeneraten e dhembeve te perhershem (denticioni permanent)
Dhembet e qumeshtit jane gjithsej njezet. Dhembet e pare dalin perafersisht pas muajit te gjashte te jetes, ku se pari dalin dhembet e poshtem preres. Te gjitha dhembet e qumeshtit dalin perafersisht deri ne moshen 3 vjeçare.
MBANI MEND: Pas ketyre dy gjeneratave te dhembeve nuk ekziston asnje zevendesim tjeter natyror per dhembe!
Dhembet e perhershem jane 28, pa dhemballet e pjekurise. I ashtuquajturi dhembi i pjekurise paraqitet rreth moshes 20 vjeçare.
Pjeset kryesore te dhembit:
çdo dhemb ka pjesen e bardhe te dukshme qe quhet kurora e dhembit dhe pjesen perforcuese ose ngulitese ne ashtin e nofulles qe quhet rrenja e dhembit.
Funksioni i dhembeve
Funksioni kryesor i dhembeve eshte prerja, copetimi dhe bluarja e ushqimit. Pas thermimit dhe bluarjes se ushqimit, me ndihmen e peshtymes behet faza fillestare e tretjes se ushqimit ne goje.
Dhembet luajne rol edhe ne te foluren e drejte, sidomos ne shqiptimin e bashtingelloreve: psh: t, th, s, dh, etj. Duhet theksuar se dhembet e paster dhe te shendoshe ngrisin pamjen estetike te femijes, ndaj keshtu mundesohet nje zhvillim normal psikofizik.
Shkaktaret e “renies” se dhembit
Ekzistojne disa shkaktare kryesore qe ndikojne ne “humbjen” e dhembit:
1. kariesi, prishja e dhembit.
2. pezmatimi (inflamcioni) i aparatit mbeshtetes te dhembit (paradontopatia)
3. trauma, humbja e dhembit per shkak te aksidentit.
Kariesi
Kariesi karakterizohet me shkaterrim te smaltit (shtresa e pare e dhembit) me ecuri te panderprere dhe me mundesi te perfshirjes se dentines dhe te palces se dhembit (shtresa e bute e dhembit). Kariesi nuk trashegohet, por mund te “trashegohet” nga shprehite e keqija, si “moslarja e dhembeve te te gjithe anetareve te familjes, edukata e ulet shendetesore, menyra e te te ushqyerit, etj. Ekzistojne disa faktore qe shkaktojne kariesin. Ato jane bakteriet, foma e dhembit, ushqimi dhe lengjet, peshtyma dhe faktori kohe.
Ushqimet dhe lengjet
Shfaqja e kariesit varet edhe nga ushqimi qe perdorim. Ata qe hane ushqim te embel dhe lengje te pasura me sheqer, jane shume me teper te rrezikuar nga kariesi. Eshte me rendesi te theksohet se sheqeri eshte prezent edhe ne disa prodhime qe ne nuk e presim psh: banane, fruta te thata, majoneze, ketçup.
“Prodhimet e qumeshtit dhe djathi i mbrojne dhembet”
Pasojat e humbjes se dhembit
Dhembet e shendoshe jane xhavahire natyrore, prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike te shemtuar!
Humbja e tyre shkakton çrregullime ne pertypjen e ushqimit.
Dhembet e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbeshtetes te dhembit shkaktojne ere te keqe te gojes.
Zevendesimi i dhembeve “te humbur” me proteza ka shume mangesi: humbet shija, kushtojne shtrenjte etj…prandaj rendesia e mbajtjes se higjienes se tyre eshte shume shume e madhe.
Profilaksia, mbrojtja e dhembit nga semundjet
Per parandalimin e paraqitjes se semundjeve te dhembit dhe te gojes ekzistojne kater faktore kryesore:
Higjiena orale: nuk thuhet rastesisht se dhembet e shendoshe, ruajne trupin e shendoshe. Po ashtu, ata qe i pastrojne dhembet rregullisht, çmojne ndjenjen e fresksise dhe te aromes se mire te gojes.
Teknika e larjes se dhembeve:
1. pastrimi i dhembeve duhet te behet:
pas çdo ngrenie, 2 3 here ne dite
gjithsesi gjithnje para gjumit,
larja duhet te zgjase se paku 2 minuta
2. gjithmone perdoreni pasten me fluor dhe mos e shpelani gojen pasi ti pastroni dhembet por vetem peshtyni.
3. nderrojeni furçen tuaj kur te vjeterohet (çdo 3 4 muaj)
4. nuk ka furçe familjare (!) çdo anetar i familjes duhet te kete furçen e tij.
Ushqimi
Gati secilit i pelqen ushqimi i embel! Nuk do te ishte i mundur ndalimi i konsumimit te gjerave te embla. Por eshte me rendesi qe marrja e ushqimit te embel te jete na sasi me te vogel dhe te kontrolluar.
ushqimet e preferuara; buka, djathi, arrat, pemet, qumeshti dhe uji mineral.
Vizita te dentisti
Vizitat e rregullta te dentisti jane tejet te rendesishme per dhenien e keshillave dhe zbulimin e hershem te prishjes se dhembit. Per kete arsye preferohen vizita te rregullta, se paku dy here ne vit.

Similar topics
» Këshilla për Femijë
» Këshilla Mjekësore
» Dietat, Receta & Këshilla
» Keshilla Mjekesore Per te Gjitha Semundjet
» Këshilla Mjekësore
» Dietat, Receta & Këshilla
» Keshilla Mjekesore Per te Gjitha Semundjet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|