Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:00 pm

Ne kete teme do te keni mundesine qe te lexoni por pse jo edhe te sillni poezi nga poete te ndryshem te letersis se huaj.
Ju deshiroj lexim te kendshem ne vazhdim.
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Re: Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:00 pm

Sharl Bodler - Prehje shpirterore.

O dhimbje, shtrohu pak, tregohu me e qete.
Ti po kerkoje mbremjen; ja, zbriti ngadale,
Nje atmosfere e erret dyndet mbi qytet,
Dikujt i sjell qetesi, te tjereve nje andralle,

Ndersa turma zuzare e vulgut u nis,
Nen fshikullimen e Qejfit, xhelatit tinzar,
Te mbarset me pendime, ne llurbe te orgjise,
Dhimbje, nema doren, eja ketu prane,

Larg tyre, Shih si perkulen te firet vite,
Mbi ballkonet e qiellit, me veshje arkaike;
Nga ujerat duke dale, Hidherimi buzeqesh;

Shih, dielli poshte ures pergjumet ne heke,
Nga lindja si qefin po zvarget, mba vesh,
Mba vesh e dashur, Nata po capit lehte.
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Re: Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:00 pm

Victor Hygo - Ajo ish kembezbathur...

Ajo ish kembezbathur, floket derdhur menjane,
Mes luleve te varura po rrinte ne vetmi,
Andej kur po kaloja mu duk se pashe nje zane,
Edhe i thashe: "Me mua ne fusha do vish ti?"

Ajo atehere me hodhi veshtrimin e fshehtesise
Qe i mbetet bukurise, me drita dhe me hije.
Edhe une i thashe: "Tani eshte muaji i dashurise,
Me mua a do vish te veme ne korie?"

Kembet ajo i fshiu buze lumit me blerime
Dhe per te dyten here me pa vasha sydrite.
Kjo shtojzovalle e bukur pastaj ra ne mendime,
Thelle, ne pyll sa embel kendonin zogjte ate dite!

Sa bukur perkedhelte bregun ujet e gjelber!
Permes kallamishtes vasha atehere shpejt m'u qas,
E bukur dhe e lumtur, e trembur dhe e eger,
Ashtu flokeleshuar, fytyre e sy plot gaz...
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Re: Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:00 pm

Johan Volfgang Gete - Te zgjedhures

Dora dorën, buza buzën,
Vajzë e dashur, mbamë besë!
Lamtumirë! Ndaj shkëmbinjve
Dashurori shkon me shpresë,
Po në prektë pas fortunës
Skelën qe shikon ndër sy,
Perenditë e ndëshkofshin,
Në shijoftë gjë pa ty.

Kush guxon, po ka fituar,
Gjysma do te thotë fundi!
Yjet unë i kam si diell,
Vec frikaci s’sheh gjëkundi.
Sikur t’isha pranë teje,
Do të ndieja shqetësim;
Po kjo largësi e madhe
Vec për ty më jep guxim.

E kam gjetur dhe luginën,
Ku së bashku do shtegtojmë;
Lumëthin ne mbrëmëherë,
Se si shket do ta shikojmë.
Këta plepa mbi livadhe.
Këta lisa në blerim!
Ah! pas tyre do të gjenim
Një kasolle për shtrehim.
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Re: Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:01 pm

Lord Byron - Ti qan

Ti qan e loti vetetin
Qerpikeve te tu;
Elmazi i veses ne agim
Prej vjollces shket ashtu.
Ti bezeqesh,c'i embel gaz
shkendrit ne syte e tu;
Sarifi zbehet n'ate cast
nga flake e tyre blu.

Purpurn e reve ruan ti,
kur dielli perendon
dhe erresira pa kufi
Nis boten e mbulon
Keshtu dhe veshtrimi yt
Djeg rete e shpirtin tim;
Le t'erret!Brenda meje ndrit
I zjarrti perendim!
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Re: Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:01 pm

Jacques Prevert


Dhe zoti me beri femer



Dhe Zoti me beri femer,
me floke te gjata,
sy,
hunde dhe goje femre.
Me linja
dhe kurba
dhe valezime te buta
dhe me germoi brenda,
me beri nje prerje te qenieve njerezore.
Endi me delikatese nervat e mia
dhe i balancoi me kujdes
numrin e hormoneve te mia.
Kompozoi gjakun tim
dhe me injektoi me te
qe te vadiste
te gjithe trupin tim ;
linden keshtu idete ,
endrrat
instiktet.
Te gjitha qe krijoi butesisht
gdhendur me fryme
dhe zhbiruar me dashuri,
jane mijera gjerat qe me bejne femer çdo dite
per te cilat zgjohem krenare
çdo mengjes
dhe bekoj seksin tim.
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Re: Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:01 pm

Nese do te me duash...
Elisabet Brauning



Dhe nese do te me duash, per asgje tjeter
veç per dashuri.
Mos thuaj "te dua per buzeqeshjen,
per veshtrimin, per sjelljen delikate,
per mendimet qe perputhen e qe nje dite
me kthjelluan.
Keto gjera mund te duhen, por ndryshojne,
ndryshojne ne ty, ndryshojne tek une.
Mos me duaj per meshiren
qe than faqet e mia.
Harro lotet qe te dhane kenaqesi
dhe humb keshtu dashurine.
Duame vetem per hir te dashurise
se dashurise,
qe rritet tek ty me nje dashuri te pafund.
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Re: Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:01 pm

Balada e te deshperuarit
Henri Murger


-Kush po troket aty ne dere?
-Hape jam une -Kush je ti?
Ne mes te nates, Zot i ndjere,
S'e kam zakon te qas njeri.

-Hape!-Kush je?-Bore e acar!
-Hape!-Kush je?-Oh, hape shpejt!
-Me thuaj emrin!-Si ne varr
kallkan jam bere e ngrire krejt.

Me rane kembet gjithandej,
Ec edhe ec e mos qendro
Ne kend te vatres me jep leje
Te ulem pak,-Akoma jo!
Si ta thone emrin?-Jam Lavdia
Qe shpie ne pavdekesi
-Shko tutje, moj hije mavria!
-Te lutem merrme ne shtepi!

Jam Dashuria dhe Rinia
Dy cilesi te Zotit vete
-Shko n'udhen tende! Me la vete
mikesha, e me mbuloi zia.

Jam Poezia e jam Arti,
Me ndjekin hape!-S'te pranoj
S'ndjej frymezim me prej se larti,
As emrin mikes s'ja kujtoj.

am Kamja, hape deren tende
Kam xhevahire e pare plot,
Te kthej mikeshen qe permende...
-Po dashurine a ma kthen dot?

Une jam Pushteti! te kam prure
Ty spektrin!-E ç'rendesi ka?
A mund t'i ngjallesh dot ata
Qe iken e me s'kthehen kurre?

Po qe se ti deren ja çel
Vetem atij qe emrin thote,
Jam Vdekja, hape, po te sjell
Balsam per ç'do lengim ne bote.

Mund te degjosh ne timin brez
Si tringellijne me ze kobi
Çelesat e varreve te zes,
ku dergjet e kalbet robi.

-Urdhero brenda, o e huaj
Pa mish ne trup, pa pike gjak.
Urdhero brenda e mos druaj,
se po te pret nje varfanjak.

Hyre! Jam lodhur nga kjo jete
pa shprese dhe pa ngushellim
doja te vdes me te vertete
Po nuk merrja dot guxim.

Urdhero brenda, o mike e mire,
Dhe ha e pi ç'te deshirosh
E si te ç'lodhesh ndaj te gdhire
me merr dhe mua kur te shkosh

Te prisja, do te ndjek pa droje
ku te me shpiesh do te vij,
Por lere qenin tim te rroje,
Se, te me qaje, s'kam njeri...
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Re: Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:01 pm

Yjet

Yje te qarte, yje te lartme!
Cka mbani ne vete, c'fshihni?
Yje, perqendrim idesh te thella
Si shpirtin fort ma roberoni?

Yje te shpeshte, yje te afert!
Mos cka keni te bukur, siperane?
Qe me rremben, yje te qiellit,
Me force diturite ne flakadane?

Dhe perse keshtu, kur ju shkelqeni
Mahnitur ne qiell, krahapur n'perqafje?
Shikoni me kujdes si zemren ma prekni
Yje qiellore, te largetit yje!
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Re: Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:02 pm

VETEM MES RRAFSHINES SE SHKRETE


**

Mos më shani. Kështu erdhi puna!
S’di me fjalën të bëj tregti.
Po e ndjej të rënduar si shumë
Këtë kokë me leshrat flori.

Fshati s’më tërheq. Ca më tepër,
As qyteti s’më josh...Mori fund:
Do flak tutje gjithçka, do lë mjekër,
Si rrugaç do të bredh nga të mund!

Do hedh torbën në sup përngaherë
Dhe për vjersha më kokën s’do çaj;
Ku ka këngë mbi këngën e erës,
Që harbon nëpër fushën pa skaj!

Erë rrepkash do qelbem e qepësh,
Do shfryj hundët me duar, t’i kall
Lemeri mugëtirës së Stepës;
Si i lojtur, gjithçka do ta tall!

Dhe do ndihem më lehtë e më mirë,
Kur tufanet të rri t’i dëgjoj;
Sepse s’mund, pa kësi mrekullirash,
Këtë jetë mbi dhe ta kuptoj.
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Re: Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:02 pm

Me jep doren te shkruaj
Te marre krahe mendimi.
Me jep pulsin e zemres
Mos te ngrij trishtimi
Me jep buzet e tua
Puthjen ta jap une
Eja , nxito hapat
Mos ke humbur udhe ?


Shkretetire e bore , hena farfurin
Vendi anembane , dergjur ne qefin
Dhe meshtenkat qajne, pyjeve pa jete
Kush keshtu ka vdekur ?
Mos valle une vete ?
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj... Empty Re: Buqete vargjesh nga Poete te ndryshem te Letersis se Huaj...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi