Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:46 pm

Aspirina ul vdekshmërinë te të sëmurët me zemër...

Tek personat që vuajnë nga zemra, marrja rregullisht e aspirinës në doza të vogla, ul incidencën për infarkt, iktus apo dhe vdekjet e parakohshme.
“Edhe pse aspirina shton rrezikun e hemorragjive, dobitë që sjell janë më të larta sesa dëmet që mund të shkaktojë”, nënvizon Dr. Jeffrey. S. Berger, i “Duke Clinical Research Institute” të Durhamit, drejtues i një studimi të publikuar kohët e fundit në “American Journal of Medicine”.
Bëhet fjalë për një nga studimet e para që përqendrohen në injektimin e aspirinës në doza të vogla në popullsinë që vuan nga sëmundjet kardiovaskulare të qëndrueshme.
Në krahasim me grupin që është trajtuar me placeb, personat që janë kuruar me aspirinë, kanë regjistruar një ulje me 13 % të probabilitetit për të vdekur gjatë periudhës së “follow-up”, një ulje me 26% të probabilitetit të infarktit jo fatal dhe një ulje me 25% të probabilitetit të shfaqjes së një iktusi.
Aspirina në doza të vogla (nga 50 në 100 miligramë në ditë) ka rezultuar po aq efikase në dozat më të larta (më tepër se 300 miligramë).
Ndërsa për sa i përket rreziqeve që shfaq aspirina, ekipi i Berger-it përllogarit se te mbi 1000 pacientë medikamenti shmang 33 infarkte apo iktuse dhe 14 vdekje për shkak të rreth 9 episodeve të hemorragjisë së rëndë.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:46 pm

Vaji i Ullirit zgjat jetën...

Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve
Ndër shekuj është protagonist I padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL)- së që grumbullohet nëpër arterie.
Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik I dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Për më tepër, ky "ilaç" është I njohur për ndihmën që I jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit.
Shumica nuk e dinë se vaji I ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim.
Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: "Dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës.
Mos e ndani nga tavolinat tuaja". Të gjitha këto "mirësi" që na vijnë nga përdorimi i tij, na bëjnë të mendojmë: Sa mirë që të gjitha sekretet e natyrës janë zbuluar nga shkenca!
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:46 pm

Punët monotone të mpijnë mendjen...

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzve që bëjnë punë monotone, u mpihet truri. Kjo nuk është dhe aq çudi. Duke monitoruar zonën e trurit, ata janë në gjendje të parashikojnë nëse dikush do të bëjë ndonjë gabim para se ta bëjnë. "Ekziston diçka e brendshme që thotë se truri ka nevojë për pushim dhe ju s'mund të bëni asgjë për ta ndryshuar", thotë autori i studimit, doktor Tom Eichele nga Universiteti I Norvegjisë. Kur kjo ndodh, gjaku qarkullon në atë pjesën të trurit që është më aktiv në gjendje pushimi.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:46 pm

Lumturia bashkeshortore, ndikon per ruajtjen nga semundjet.

Lumturia bashkeshortore nuk eshte kusht vetem per ndertimin e nje familje te forte, por ajo eshte e rendesishme edhe per ruajtjen nga semundjet.
Keshtu qe bashkeshortet te cilet jetojne te lumtur, jane me rezistente ndaj semundjeve. Ky eshte perfundimi ne te cilin kane dale shume universitete, ne studimet e tyre rreth kesaj ceshtjeje.
Ne universitetin "Arizona" eshte zbuluar ne nje studim te cilin e ka publikuar nje reviste amerikane e specializuar per semundjet e zemres se kush jeton ne ambiente te mbushura me harmoni dhe lumturi bashkeshortore, ne pergjithesi jetojne me gjate se ciftet qe kane probleme. Është zbuluar gjithashtu edhe se lumturia bashkeshortore ndihmon ne rezistencen ndaj semundjeve te zemres.
Pas mbikeqyrjes shtate vjecare qe i kane bere 200 grave te cilat kane qene te prekura nga semundjet e zemres, kane dale ne rezultate te qarta se inkurajimi qe kane dhene bashkeshortet per bashkeshortet e tyre te semura, ka cuar ne zevendesimin e forces se humbur në zemrat e tyre, gje e cila ka cuar me pas ne pakesimin e influences se semundjes se zemres tek keto gra.
Ne po te njejtin universitet, nje studim tjeter ka dale ne perfundimin se bashkëbisedimi i suksesshem midis dy bashkeshorteve dhe ndjenjat pozitive qe ka bashkeshorti ndaj bashkeshortes se tij te prekur nga semundjet e zemres dhe anasjelltas, ndihmojne ne rezistencen e sëmundjes dhe vonimin e pasojave te saj.
Ndersa ne universitetin "Carnegie Mejlon" nje studim mjekesor ka zbuluar se lumturia bashkeshortore luan nje rol te rendesishem ne parandalimin e rrufes, pezmatimin e fytit, si dhe ligeshtimin qe vjen prej saj, sepse ajo rrit mundesite e aparatit te pathyeshmerise ne trup dhe i mundeson njeriut qe ta kaperceje rrufen dhe pezmatimin e fytit.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:46 pm

Rreziku që kanoset nga lëngu i Portokallit.

Vetëm një gotë lëng portokalli në dit e shpejton rrezikun e sëmundjes se diabetit, për dallim nga të ngrënit sasi të mëdha prej pemëve tregojnë që e zvogëlon rrezikun.
Mendohet se shkaku kryesor është mungesa e gjerave ushqyese te lëngut, si dhe në faktin se njerëzit të cilët çdo ditë e fillojnë me gjus, mendojnë se nuk është e në nevojshme të konsumojnë lloje tjera pemësh në ditë, dhe se organizmin e njeriut e zvogëlojnë materiale ushqyese që janë të rëndësishme.
Konkluzionin i hulumtimi të provuar në mbi 70 000 njerëz, dhe treguan që janë të nevojshme tre porcione pemë në dit që të zvogëlohet, por normal është vetëm një gotë që të rritet riziku I diabetit. Kështu ndikojnë të gjitha llojet e lëngjeve,por varet vetëm sa procent mund ti risin gjasat për sëmundje.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:47 pm

Dhjete këshilla për ata që vuajnë nga zemra
1.Mos pini duhan.

2.Mos u aktivizoni ne lodra sportive qe shkaktojne lodhje fizike te madhe.

3.Perdorni ushqime,te pasura me vitaminen E.

4.Ecni çdo ditë,te paktën një ore.

5.Qendroni larg ambjenteve me zhurme.

6.Mundoheni te hani sa me shumë fruta e perime te fresketa.

7.Qendroni sa me larg mjediseve shumë te nxehta.

8.Beni një jetë te qete dhe mos qendroni te mbyllur me vehten tuaj.

9.Ne rast se do të kini renie flokesh ne pjesen e siperme te kokës,shkoni te
mjeku.

10.Pakesoni peshën e tepert trupore dhe perbajtjen e kolesterolit ne gjak.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:47 pm

Si të jetosh deri në 140 vjet?!

Një regjim ushqimor me bazë të ulët kalorish, por me të gjithë elementët ushqimorë të rëndësishëm, ngadalëson plakjen e zemrës dhe zgjat jetën. Eksperimentet e kryera mbi kafshët kanë treguar se, dietat hipokalorike zgjasnin jetën deri në disa vite. Por eksperimentet e kryera mbi njeriun janë më entuziaste, sepse zemra e personave që kishin marrë pjesë në studim ishte më e re dhe efikase. Studimi është koordinuar nga Luigi Fontana, studiues i Institutit Superior të Shëndetësisë. Ekspertët në studim këmbëngulin se, regjimi ushqimor që garanton jetë të gjatë duhet të jetë i balancuar dhe i pasur me elemente ushqyese. Ai duhet të përmbajë sa më shumë drithëra, perime, peshk, vaj ulliri dhe fruta. Përveç kësaj, një dietë e pasur me perime ndikon në uljen e presionit të gjakut, falë aminoacideve dhe magnezit që ato përmbajnë.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:47 pm

Gjumi i mirë

Një studimi i ri tregon se, gratë e moshuara, të cilat flenë mirë apo kanë edhe lidhje të forta sociale kanë nivele të ulëta të interleukin-6, një proteinë e sistemit imunitar që ndihmon inflamacionin dhe që tenton të rritet me shtimin e moshës. Pra, një gjumë i mirë dhe një jetë shoqërore të mbajnë të shëndetshëm.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:47 pm

Të flesh pak është është rrezik për shëndetin!

1 Nentor Nevoja njerëzore për gjumë ndryshon nga një njëri te tjetri, ka njerëz që janë të "vdekur" për gjumë dhe ka nga ata të tërë që mund të flenë veçse pak orë gjatë natës.
Po, studime të shumta kanë nxjerrë që çdo njeri ka nevojë mesatarisht për tetë orë gjumë në natë dhe sidomos është e nevojshme të bësh një gjumë të rregullt.
Prirja aktuale është fjetja përherë e më pak, dhe shumë shpesh rëndësia e gjumit nënvlerësohet pa masë. Flihet më pak për të punuar më shumë, për të studiuar më shumë, për t'i kushtuar më shumë kohë vetes... Ajo që shumë njerëz nuk kuptojnë, përkundrazi, është se duke fjetur më shumë dhe me më shumë rregullsi mund të punohet, studiohet dhe jetohet shumë më mirë!

Ja pse një gjumë i mirë...

Pakëson rrezikun e sëmundjeve:
Është vërtetuar se një njeri përsosmërisht i shëndetshëm, pasi ka humbur pesë orë gjumë, prodhon më pak qeliza të sistemit imunitar dhe, rrjedhimisht, është shënjestër më e mundshme e sëmundjeve.

Ruan forcën e muskujve:
Sipas studimeve të shumta, një mungesë e fortë gjumi mund të shkaktojë një pakësim të ndjeshëm të forcës muskulore.

Të mbash në formë trupin:
Mund të duket e çuditshme, por pikërisht gjatë gjumit organizmi prodhon 70% të dozës së përditshme të hormonit të rritjes (GH), i cili vihet në punë për të ripërtëritur lëkurën dhe për të formuar inde të reja kockore dhe muskulore.

Ul tensionin e lartë:
Njerëzit që flenë mesatarisht më pak se tetë orë në natë, në mëngjes kanë një tension më të lartë se zakonisht.

Ruan fuqinë seksuale:
Gjumi është shumë i rëndësishëm për një funksionim të mirë të organit, sepse gjatë aktivitetit të tij natën fluksi i gjakut i sjell oksigjen dhe lëndë ushqyese të domosdoshme.

Përmirëson aktivitetin mendor:
Mbani një rregullsi, kushtojini periudhës së zgjimit dhe gjumit të njëjtat kohë dhe kështu do të ndihmoni trurin të mbajë në nivele të larta përqendrimin dhe qartësinë mendore.

Të ndjehesh më mirë me veten dhe të tjerët:
Ata që flenë pak dhe keq, gjatë ditës zakonisht janë të tendosur, gjithë nerva dhe e kanë më të vështirë ta lënë veten në dorë të emocioneve pozitive.

Sekretet për një gjumë të mirë:
1. Ndiq një çikël të rregullt gjumi e zgjimi: fli dhe zgjohu në të njëjtën orë gjatë gjithë javës.
2. Bëj një banjë të ngrohtë për 15 minuta para se të biesh të flesh: kjo do të të japë një ndjenjë paqeje dhe qetësie që do të ta bëjë gjumin më të rehatshëm.
3. Bëj ushtrime fizike: me kusht që të zhvillohen 4 orë para se të biesh të flesh, pasi lodhja do të përmirësojë cilësinë e gjumit.
4. Mos merr ilaçe gjumëndjellës: ata përdoren me shumë kujdes dhe vetëm me recetën e mjekut, sepse mund të jenë shumë të dëmshëm për trupin tënd.
5. Pi një çaj qetësues kamomili para se të shtrihesh.
6. Shmang fjetjet në sallon ose në divanin para televizorit, sepse ky zakon i keq sjell edhe prishjen e cilësisë së gjumit dhe të shndërron në njeri të natës.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:47 pm

Kristali i syrit.
Nje opacitet i vogel i tij do te conte ne imazhe te perthyera e te çuditeshme dhe po te kishte minimumin e ngjyres do te thithte driten duke na penguar perceptimin e disa hijeve.

Struktura e tij eshte e bere ne ate menyre qe te os humbe asgje nga figura qe reflektohet.
Eshte i perbere nga 1000 shtresa qelizash trasparente.Gje pak e çuditeshme per faktin se ne brendesi te qelizes ka shume organele qe çojne ne pengimin e drites . Po ashtu ka qeliza qe thithin rreze drite te frekuencave te ndryshme qe formojne ngjyra. Po ashtu shume qeliza kane melanine qe thithin driten. Kristali nuk ka melanine dhe ene gjaku qe do te çonin ne humbje e pastertie vizioni. Po si jetojne atehere keto qeliza pa gjak? Meqenese nuk kane mitokondri,disa substanca futen me difuzion nga qelizat e jashtme ngadale. A nuk duhet te vdisnin keto qeliza nga nekroza ose apoptoza?
Te gjitha qelizat e reja te kristalit kane organele qe shkaterrohen me ane te nje proçesi qe quhet apoptoze. Ky proçes bllokohet pak para se qeliza te vdese duke e lene kristalin komplet te tejdukshem. Brenda qelizave mbetet vetem nje gel proteinash komplet i tejdukshem.Tek qelizat normale kjo gje do te çonte ne katastrofe por ne qelizat e kristalit nuk ndodh.Keto duhet te punojne gjithe jeten(rigjenerimi i tyre eshte i paket).(90% e qelizave te trupit nderrohet çdo 6 muaj)
Eshte pak i cuditshem fakti se si jane ne gjendje keto qeliza te bllokojne apoptozen si dhe si jetojne gjate gjithe jetes se njeriut duke llogaritur qe vetem nje pjese e vogel e tyre do te zevendesohet kurse pjesa me e madhe do te jetoje ne ate menyre gjithe jeten... Mekanizmat qe cojne ne kete gjendje jane akoma te paditura sepse cojne edhe ne shume pyetje te tjera si psh si bejne keto qeliza te rregullojne membranen e tyre me lipide te tjera ose me proteina te reja. Nese gjehet mekanizmi se si bllokohet apoptoza mund te sherbeje edhe per te shpjeguar nje sere semundjesh qe kane si karakteristike te pare nje numer te madh qelizash qe vdesin me apoptoze...
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi