Çfarë është dogma?

Shko poshtë

Çfarë është dogma?

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 5:25 pm

Koncili i I-rë i Vatikanit përkufizon kështu termin ‘dogmë’: “Duhet të besohet në “fide divina et catholica” cdo gjë që është përbehet në Fjalën e Zotit e shkruar dhe transmetuar dhe nga Kisha është shpallur që të besohet sepse është pjesë e Zbuleses hyjnore me një gjykim magjisterial solemn nga ana e Kishës”. (DS 3011).

Sipas Koncilit I-re të Vatikanit, dy element përbejnë dogmën: a) duhet të jetë një e vërtetë që ka të bëj me Zbulesën (element material) b) duhet të jetë një e vërtetë që Kisha ka formuluar dhe propozuar shprehimisht si objekt të fesë (element formal). Dogma dallon nga “depositum fidei” (substancë e zbulesës e propozuar nga Kisha), e cila është shpallje autentike, autoritative dhe e pagabueshme e Fjales se Zotit nepërmjet Kishës.

DOGMAT MARIANE

Kisha zotëron katër dogma mariane. Në kohërat e lashta bëjnë pjesë dogma e Nënës së Zotit dhe e Virgjerisë. Këto dy dogma janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, poashtu rrjedhin dretëpërsedrejti nga feja në Krishtin dhe formulimi i saj historik-dogmatik. Më vonë janë përkufizuar dogma e Të Ngjizurit pa mëkat (8.12.1854) dhe Të Ngriturit në qiell të Maries (1.11.1950). Këto të ashtuquajtura dogma ‘të reja’ Mariane, bazohen në dinjitetin dhe domëthënien e Virgjërës Mari dhe Nënës së Zotit.

1) Dogma NËNA E ZOTIT – Në vitin 431 Koncili i Efezit përkufizoi shprehimisht Marinë ‘Nënë e Zotit’ (gr. Theotόkos). Qëllimi i Koncilit ishte të shpallte unitetin e personit së Krishtit. Të njohësh Marinë nënë e Zotit do të thotë të besosh se Jezu Krishti, biri i Marisë sipas natyrës njerëzore, është Bir i Hyjit dhe njëkohësisht Hyj. Pra ‘Hyj’ në këtë kuptim: tregon të vetmin person të Birit. Cdo grua është nënë jo vetëm e trupit por e personit të birit të tij. Theotόkos teologjikisht nuk do të thotë se Maria ka dhënë natyrën hyjnore, por Birit të mishëruar ka dhënë natyrën njerëzore.

2) Dogma VIRGJËR E PËRJETSHME – ky përkufizim i Virgjërës Mari i përkët fesë së krishterë. Kisha dëshmon qartë se kjo virgjëri është e përjetshme ose sipas përkufizimit të Papës Pali IV si “virginitas ante partum, in partu et post partum”.

3) Dogma E ZËNË PA MËKAT – kjo dogmë e shpallur nga Pio IX-të me 8 dhjetor 1854 pohon se Maria është pa mëkat të rrjedhshëm (origjinal). Maria që nga momenti i parë i ekzistencës së saj, për meritë të Jezu Krishtit dhe të hirit shenjtërues, ajo nuk është “njollosur” nga mëkati origjinal.

4) Dogma TË NGRITURIT NË QIELL – është dogma e fundit mariane, që pohon të ngriturit e lavdishme të Maries në qiell me trup dhe shpirt, kjo është përfytyrim i asaj se cfarë do të ndodhë me të drejtit kur do të ngjallën përfundimisht nga të vdekurit. Kjo dogmë është shpallur nga Papa Pio XII me datë 1 nëntor 1950.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi