Jeta
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Shko poshtë

Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu? Empty Feja dhe Kastrioti. Sa fetar ishte Skenderbeu?

Mesazh nga Erald Fri Mar 18, 2016 5:23 pm

Mendoj se abuzohet sot me shpalljen e Gjergj Kastriotit si "kristian". Tre pikat që përdoren janë ose 1) tendencioziteti kristianizues i Barletit, ose 2) titulli "Atlet i Krishtit" me të cilin e kanë quajtur dy papë të asaj kohe, Piu II dhe Nikolla V, ose 3) "realiteti i Arbërisë mesjetare", pra ideja pseudoromantike se detyrimisht arbërit ishin kristianë se s'ka mundësi të ishin pa fe apo paganë... (se si krijohet ky pohimi i fundit është metërmend interesante dhe nga ana psikologjike).


1.Për sa i përket pikës së parë, dëshira e madhe e Barletit dhe e priftërinjve venedikas e evropianë që të justifikonin luftën tonë kombëtare kundër turqve si një luftë fetare midis "kristianësh" e "myslimanësh", nuk ka asnjë bazë reale, përveç trimave me rasa që iu pëlqente t'i bënin qejfin vetes se "kristianizmi" po mundte "myslimanizmin". Por lufta ishte fundekrye luftë racore/kombëtare. Çdo gjë tjetër është ëndërr me sy hapur dhe shtrembërim e falsifikim o nga dëshira e mirë, o nga bindje të gabuara, o nga direktivat e regjimit, o nga ndonjë problem tjetër identiteti që i shtynte të interpretonin gjithçka me anë të fesë, qoftë kjo kristiane, a myslimane. Dukuria nuk është aspak e panjohur në histori (aq më tepër në mesjetë kur shënohet kulmi i fanatizmit), sepse historikisht psh arabët dhe Aleksandrin e kanë kaluar si mysliman(!), dhe një sërë figurash evropiane si Beethoveni, Shtrausi, etj. janë konsideruar për kohë të gjatë si fetarë(!) nga pedantët ndërkohë që nuk kanë qenë të tillë... por kjo nuk shihej si problematike, sepse s'prishte punë se përkulej pak e vërteta, vetë Bibla e lejon këtë në gojën e Palit apo jo...

Nëse Gjergji do të ish kristian atëherë lindin natyrshëm këto pyetje që për nga natyra sheh se janë retorike:
- Sa kisha e manastire ndërtoi “Skënderbe kristiani”?
- Në sa kisha tregohet "të shkojë të falet" “Skënderbe kristiani”, qoftë të jenë përmendur këto dhe nga Barleti...
- Çfarë ndihme i dha fesë kristiane në Arbëri “Skënderbe kristiani”, dhe cilat ishin veprimet që ndërmori për aspekte të ndryshme të fesë së kistiane?


2.Për sa i përket pikës së dytë, titullit "Atlet i Krishtit"; Ky është një keqinterpretim i rëndomtë. Ky titull ishte titull politik dhe jo fetar. Ky titull nuk tregon asgjë për përkatësinë fetare të mbajtësit, por thjesht i jepej atij që në një mënyrë apo në një tjetër po shërbente si pengesë ndaj hordhive osmano-myslimane që kërkonin rrugën drejt Evropës. Që titulli është politik është e ditur, apo dhe e argumentueshme, pasi papati në atë kohë ishte vetë zot e vetë shkop në Evropë, vendimet e papatit nuk kishin dhe aq të bënin me fenë e subjekteve sesa me politikën e teokracive katolike të Evropës, dhe si një nga pengesat ndaj sistemit politiko-shoqëroro-ekonomik të myslimanizmit që kërcënonte me dinamikën e vet tash në dyert e kontinentit, Gjergji me luftën e tij, ndonëse për arsye krejt të tjera, kontribuon fuqishëm në mosprekjen e Evropës nga këto hordhi, ndaj dhe e meriton fare bukur një mirënjohje nga pushtetarët kontinentalë, por çështja është se këto tituj janë retorikë teokratike, dhe asnjëherë s'kanë të bëjnë me fenë e atij që i jepej, nuk na thonë asgjë për fenë e tij... Nuk mund të pritej nga teokracitë mesjetare të jepnin tituj profanë, tituj jofetarë... sepse nuk kishin tituj jofetarë, kur vetë regjimi i tyre ishte teokraci...

"Konjukturat" e kohës ishin që pavarësisht arsyes se për çfarë luftonte Skënderbeu, që nga momenti që ai përbënte amortizim të nevojshëm që një nga pasojat e tij ishte dhe favorizim për qeveritë e fortndritura teokratike dhe status kuonë e tyre në Evropë, atëherë mirë do të ishte që oborret e të dhjamosurve ta nderonin atë si kristian, duke u përkëdhelur ndoshta dhe me idenë sesa burra ishin kristianët... Aq më tepër Barleti (një prift që duhej ta lartësonte figurën e Skënderbeut në sytë e murgjve që do lexonin librin e tij, sepse vetëm murgjit dinin shkrim e këndim atëbotë) i cili dihej se ç'do shkruante, duke pasqyruar gjithë idetë e veta dhe frymëzimin e lashtësisë klasike në gojët e personazheve.


3.Ndërsa për sa i përket pikës së tretë, "realiteti mesjetar" i Arbërit keqinterpretohet duke marrë për bazë numrin e kishave apo shpërndarjen e këtyre, diçka që është kthyer në dogmë dhe deklarohet Arbëria si vend 100% kristian. Por në atë "realitetin e mesjetës" për të cilin flitet, gjysma e Arbërisë referohet si mospjesëmarrëse në judeokristianizëm. Judeoislamizmi nuk kish ardhur ende. Atëherë përfundimi i vetëm logjik mbetet praktikimi i paganizmit, vegime të të cilit shohim të shpërndara hollësisht në veprën e Barletit, i cili duke qenë se nuk ka ndonjë detyrim ideologjik për përmendjen e këtyre hollësive të përshkruara gjallërisht, mbetet t'i ketë shtuar këto si dëshmi aktuale që i ka vënë re vetë i parë në betejat e mëvonshme të tij në Arbëri ku ka marrë pjesë, si psh. ajo e Shkodrës. Pra pa vetëdije është duke shënuar praktika të gjalla pagane të asaj kohe.

Është një nga pikat kyçe të të mosqenit kristian të Gjergjit dhe madje dhe të ushtrive tona shtetërore fakti se nuk do të gjejmë asnjë simbol fetar në luftën e arbërve për mbrojtje kundër Turqisë. Ushtritë e tjera si ajo hungare, rumune apo turke përkundrazi e përdornin kudo haptas simbolin e fesë së tyre. Atëherë si është e mundur që lufta jonë të paskësh qenë fetare e ndërkaq ne të mos kishim asnjë simbol identifikimi si "kristianë", madje përkundrazi kishim një mori simbolesh pagane në gjithë armatimet dhe heraldikën, duke nisur me prijësit e duke mbaruar me këmbësorët e thjeshtë?

~
Pra, vlen të theksohet se kur je kalorës, feudal, princ, apo mbret kristian, gjëja e parë që ndodh është reformimi i tërë heraldikës së fisnikut në mënyrë që të paraqesë doemos ideologjinë të cilën ky fisnik e ka fort për zemër. Që nga momenti që Gjergji (e cilido arbër tjetër) tregon një farë antipatie të çuditshme kundrejt "simbolit kristian" përderisa nuk e përdor ASKUND... ne mund të rrimë e të bëjmë petulla tërë ditën me dëshira... dhe hamendje për kristianizmin e tij, por këto mbeten haptas në fushën e spekulimeve të cilat për fatin e keq të mbështetësve të tyre nuk kanë as ndonjë argument largësisht të qëndrueshëm veç dëshirës së këtyre dhe pseudoromantizmit.

Dimë se Gjergji në të ri, për pragmatizëm, i ka ndërruar fetë sipas klimës, po ashtu si dhe i ati i vet, Gjoni. Nqs. Gjergji do të ish vërtet "ushtar i kryqit" atëherë ku janë këto kryqe nëpër flamujt dhe stemat e tij apo qoftë dhe të familjes nëse kalojmë dhe tek Gjoni?! Si ka mundësi që kjo familje me një "ushtar të Krishtit" në gji të mos kishte ASNJË stemë fetare a kishtare, në kontrast të plotë me ata që metërmend ishin fetarë si puna e Huniadit apo e Vladit që ojniseshin kudo nga kryqi?!

Pra këtu kemi një kristian që nuk bën asgjë në lidhje me kristianizmin, por madje dhe i hakërrehet priftërinjve në korrespondencat e tij, një kristian që lufton Venedikun, mashën e Vatikanit, dhe që luftohet nga Venediku... Një kristian që as sipas vetë Barletit nuk bind, sepse në çdo fjalim të tij nuk thotë as "zoti", por "perënditë"... Një kristian që përdor simbole pagane si koka e dhisë me brirë në përkrenare, Ledën në vula, shqiponjën dykrenare në flamur, yllin e stërlashtë gjashtëcepësh të diellit si emblemë, etj., etj., dhe askund asnjë shenjë kryqi apo gjysmëhëne... Një kristian që mburret me Aleksandrin dhe Pirron nëpër korrespondencë, ndërkohë që ka plot shembuj të tjerë të ndritur për të adhuruar e marrë si model por që çuditërisht i shpërfill krejt, si p.sh. rëndom Konstandinin me të cilin për kontrast rropateshin të identifikoheshin tërë fisnikët e Evropës së asaj kohe...

Në krahasim, është shumë e lehtë të provohet kristianizmi i Huniadit, madje dhe i Vladit, megjithëse ky ka marrë dhe mallkim nga kisha, e Kastriotit nuk i provohet dot, madje mund të hidhet krejt pa frikë tashmë teza se trimi ka qenë pagan, ultranacionalist, pragmatist dhe moskokëçarës ndaj fesë.
mesdimr
Erald
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi