Kuzhina Tradicionale

Shko poshtë

Kuzhina Tradicionale

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 3:18 pm

Lazanja për darkë

Përbërësit për 4–6 persona: • 1 pako peta për lazanja. Blihen të gatshme • 200 gr Parmigiano i grirë • Salcë beshamel Për kimën: • 1 karotë • 1 kokërr qepë • 4 lugë gjelle vaj ulliri • 250 gr lëng mishi • 1 gotë qumësht • 50 gr gjalpë • piper sipas dëshirës • 100 gr mish i grirë viçi • 250 ml salcë domatesh

Si fillim përgatisim kimën. Grijmë hollë karrotat, selinonë dhe qepën dhe të treja i skuqim në një tigan të nxehtë me vajin e ullirit. Më pas hedhim dhe mishin e grirë dhe e lëm në zjarr të fortë për disa minuta. Pasi të jetë gati, shtojmë salcën e domateve, lëngun e mishit, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë të gjitha në tenxhere për rreth 2 orë. E përziejmë herë pas here duke shtuar lëng mishi dhe në fund ngadalë, qumështin. Në kohën që zien kima, përgatisim beshamelin duke pasur parasysh që për lazanjat ai duhet të jetë i hollë. Kur t’i kemi edhe kimën edhe beshamelin gati, nxehim furrën në 160 gradë dhe fillojmë të shtrojmë lazanjat. Lyejmë me gjalpë një tavë dhe shpërndajmë në të disa lugë kimë. Mbi to shtrojmë një shtresë lazanjash, pastaj një shtresë beshamel, sërish një shtresë kimë dhe i mbulojmë me një shtresë djathë parmigiano të grirë. Përsërisim të njëjtën gjë për të gjitha shtresat. Në fund përziejmë kimë dhe beshamel bashkë dhe i vëmë shtresën e fundit. E pjekim për 50–60 minuta derisa të formojë një shtresë të artë. Kur të jetë gati, e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi