Përrallëza për fëmijë të vegjël

Shko poshtë

Përrallëza për fëmijë të vegjël

Mesazh nga Erald prej Fri Mar 18, 2016 2:53 pm

Shqiponja e dhelpra

Shqiponja e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëra-tjetrës, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Shqiponja fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët.
Njëherë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse shqiponja që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me shqiponjat e veta të vogla. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen e të vegjëlve të vet se sa për atë që nuk mund të hakmerrej. Nga toka ajo nuk mund t'i bënte gjë shpenzës në ajër. Prandaj zuri vend pak larg dhe filloi ta mallkojë armiken - çka është e vetmja armë e të dobëtve dhe e të pafuqishmëve.
Megjithatë, shqiponja që e theu miqësinë, e mori shpejt dënimin. Njëherë, kur disa barinj piqnin mish në prush, ra poshtë fluturimthi dhe rrëmbeu një copë mish, në të cilin kishte mbetur një bacë. Posa e çoi mishin në çerdhe të vet, ia nisi të fryejënjë erë e fortë, dhe prej gacës morën flakë degët e holla e të thata e kështu shpërtheu një flakë e madhe.
Nga kjo, zogjët e vegjël të shqiponjës, meqënëse ishin pa krahë, ranë në tokë gjysëm të djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gëlltiti në sy të shqiponjës.
Përrallëza tregon se ata që shkelin miqësinë, edhe në i shpëtofshin hakmarrjes, prapëseprapë nuk do t'i shpëtojnë dënimit t¨emerituar.
avatar
Erald
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 130
Join date : 12/03/2016

http://erald.9forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi